Presidenti i SHBA’së, Joe Biden, ka reaguar ndaj lajmeve se çmimet e konsumit janë rritur me mbi 7.9% gjatë 12 muajve të fundit, duke sugjeruar se raporti i ri i indeksit të çmimeve të konsumit pasqyronte “shtrëngimin që amerikanët po ndiejnë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës”.

Biden fajësoi presidentin rus Vladimir Putin dhe pushtimin e tij në Ukrainë për rritjen e çmimeve, por tha se sanksionet që SHBA i ka vendosur Rusisë si përgjigje janë “shumë më shkatërruese sesa kostot me të cilat përballen amerikanët në shtëpi”.

“Raporti i sotëm për inflacion është një përkujtues që buxhetet e amerikanëve po ndikohen nga rritja e çmimeve dhe familjet kanë filluar ta ndjejnë ndikimin e rritjes së çmimeve nga Putini. Kontribuues i madh i rritjes së çmimeve është rritja e çmimeve të gazit dhe energjisë pasi tregjet reaguan ndaj veprimeve agresive të Putinit”, tha Biden në një deklaratë.

“Siç e kam thënë që në fillim, do të ketë kosto nëpër shtëpi pasi ne vendosim sanksione në përgjigje të luftës së paprovokuar të Putinit, por amerikanët mund ta dinë këtë: kostot që po i imponojmë Putinit dhe miqve të tij janë shumë më shkatërruese sesa kostot me të cilat përballemi”.
Biden tha se është duke bërë përpjekje për të ulur çmimet.