Këngëtarja Tuna ka publikuar disa nga këngët e saj që janë pjesë e albumit të saj më të ri

Tuna është rikthyer në skenë më fuqishëm së kurë.

Pasi që lansuar në treg albumin e saj ku ka një numër të madh bashkëpunimesh me dyshen e njohur kosovare, Armend Rexhepagiqi.

Kënga e parë nga ky album që është publikuar është “Tani m’ke zemër”, një këngë ritmike, me përzierje të ritmeve greke, por me një aranzhim modern.

Është një stil i një muzike që e bën atë një pop të lehtë, por që e kthen Tunën në një stil më ndryshe në muzike dhe me të veçantë.

“Zogu më i mirë prej krejtve”, nuk duket një zog limonadë as në këngën e dytë që është publikuar, e që është video e këngës së saj me Yll Limanin “A don Hala”.

Edhe kjo video vjen për fansat e Tunës disa ditë pasi ajo ishte publikuar vetëm si këngë pa video.

“A don hala” është një baladë zemërthyese, ku në qendër janë dy këngëtarët.

Edhe kjo këngë është e përcjell me ca ritme greke por që e hijeshojnë atë në maksimum.

Fortuna e Tunës nuk ndalet me këtë këngë.

Në fund ajo ka publikuar edhe videon e tretë të këngës “Plagë”.

Për dallim nga dy këngët e para, të cilat janë punuar nga Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku, kënga e tretë është punuar nga Yll Limani, që ka shkruar muzikën dhe tekstin e këngës.

“Plaga” është një tjetër baladë.

Në përgjithësi videot janë pak a shumë një reprizë e këngëve që vitin e kaluar kishte publikuar Elvana Gjata, pas disa muajve pauze.