Pas vendimit për t’u larguar nga emisioni ‘Xing me Ermalin’, velina e njohur Kejvina Kthella është shfaqur në videoklipin më të ri të reperes nga Kosova, Tayna.

Projekti më i ri i reperes i titulluar ‘Kce’ u publikua së fundmi, ndërsa Kejvina bie në sy, ndërsa qëndron në thuajse çdo skenë krah këngëtares.

Bukuroshja shfaqet më në formë se kurrë, mes një grupi vajzash.