“Komisioni i BE-së ka miratuar rregulla në lidhje me certifikatën dixhitale të BE-së Covid, duke vendosur një periudhë detyruese prej 9 muajsh (pikërisht 270 ditë) për certifikatat e vaksinimit për udhëtimin në BE”.
Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i Komisionit Evropian.
“Një periudhë e qartë dhe uniforme pranimi për certifikatat e vaksinimit do të sigurojë që masat e udhëtimit të vazhdojnë të jenë të koordinuara, siç kërkohet nga Këshilli Evropian pas takimit të fundit më 16 dhjetor – shtoi ai -. Rregullat e reja do të sigurojnë që kufizimet të bazohen në prova shkencore”.
Comments are closed for this post.