Sot në Tetovë, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim mbajti mbledhjen e gjashtë në të cilën u diskutua mbi Frontin Europian, zgjedhjet presidenciale si dhe u përcaktuan listat e kandidateve për deputetë.

Kryetari Ali Ahmeti njoftoi anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të BDI mbi formimin e Frontit Europian dhe programën e përbashkët të koalicionit për integrim europian dhe ndalim të ndikimeve ruse në vendin dhe rajonin tonë.

Ndryshimet kushtetuese, integrimi europian, fqinjësia e mirë, lufta e pakompromistë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, marrëveshja kornizë ekonomike, janë kryefjala e programit të përbashkët.

Njëzëri, Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së, mbështet formimin e Frontit Europian dhe kandidaturën e përbashkët për president të Bujar Osmanit.

Këshilli i Përgjithshëm i BDI-së konfirmoi listat për kandidat për deputet të Frontit Europian të prezantuara nga kryetari Ahmeti, që përfshijnë:

Zona e I-rë zgjedhore, bartës liste Blerim Bexheti
Zona e II-të zgjedhore, bartës liste Sadulla Duraku
Zona e III-të zgjedhore, bartës liste Sulejman Baki
Zona e IV-të zgjedhore, bartës liste Enver Husein
Zona e V-të zgjedhore, bartës liste Ziadin Sela
Zona e VI-të zgjedhore, bartës liste Ali Ahmeti

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim fton të gjithë anëtarët e BDI dhe të gjithë qytetarët që të mbeshtesin Frontin Europian dhe kandidaturën tonë për zgjedhjet presidenciale të Dr. Bujar Osmanit.