Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka zgjedhur Merita Ismailin për bartëse të listës për këshilltarë komunal.

Vetë kandidatja ka bërë të ditur lajmin:

“Të nderuar bashkëqytetar të Manastirit kam nderin dhe kënaqësin tju informoj se oficijalisht jam bartëse e listës për Keshiltar të Bashkimit Demokratik për Integrim në Komunën e Manastirit.

Fillimisht dua të faleminderohem për besimin e dhënë.Përgjegjsisht vërtetoj se do e arsyetoj besimin e dhënë duke kontribuar me të gjithë kapacitetin dhe angazhimin profesional për të përmirsuar kushtet dhe jetën e te gjithë banorëve të Manastirit.

Kjo detyrë dhe përgjegjsi është e madhe andaj ju ftoj të gjithve bashkarisht ta unifikojm votën dhe të perkushtohemi me punë,sinqeritet dhe transparencë ta bëjmë qytetin tonë nje vend më i bukur për të jetuar”, ka shkruar Merita Ismaili, e cila është e angazhuar në sferën e arsimit.