Siç njoftojnë nga policia, gjatë ditës së djeshme në Gazi Babë të Shkupit, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 32 vjeçari B.I nga Shkupi.
Gjatë bastisjes në shtëpinë e tij dhe hapësirave tjera ndihmëse të kryera me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe një peshore për drogë.
Personi B.I është ndaluar në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim penal.
Comments are closed for this post.