Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në lagjen Çento të Shkupit.

Sipas informacioneve të TV21, makina ka ikur nga ndjekja e policisë dhe me shpejtësi të madhe i ka prerë rrugën një furgoni dhe më pas vetura ka goditur një dru, ndërsa furgoni është rrokullisur.

Policia ka dalur në vendin e ngjarjes për të bërë inspektimin e rastit.

Fillimisht u raportuar se në Çento ka pasur të shtëna armësh, por MPB i demantoi këto lajme duke thënë se janë të rrejshme.