Ministria e Punëve të brendshme njofton se njësiti anti-drogë pranë MPB-së ditën e djeshme ka realizuar bastisje në Aerodrom të Shkupi, ku është arrestuar një 20-vjeçar nga Shkupi. I riu dyshohet për prodhim dhe tregti me substanca narkotike.
“Është privuar nga liria K.N.(20) nga Shkupi. Policia me urdhër të gjykatës ka kryer bastisje në rajonin e Aerodromit, në shtëpinë e K.N., ku është gjetur marijuhanë, qese plastike dhe një peshore”, njoftojnë nga MPB, duke shtuar se pas përfundimit të dokumentimit kundër tij do të parashtrohet padi konkrete.
Comments are closed for this post.