Gjatë 24 orëve të kaluara në kovid-qendrat në Shkup janë hospitalizuar 12 pacientë të rinj për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Gjithsej 249 persona të dyshimtë ose të konfirmuar me Kovid-19 mjekohen në repartet infektive në kryeqytet, kumtoi Ministria e Shëndetësisë.

Në 24 orët e kaluara në klinikat interne ka pasur shtatë pranime.

Në kovid-qendrën në SPQ “8 Shtatori” ka pasur pesë pranime të reja të pacientëve, ndërsa nëntë në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme.

Gjatë 24 orëve të kaluara janë liruar gjashtë pacientë të shëruar.

Në këtë moment në Klinikën për lëkurë në kovid-qendrën po trajtohen 29 pacientë, në Klinikën për neurologji 31 të sëmurë, ndërsa në Institutin për TBC janë pranuar gjithsej 12 pacientë me simptoma të koronavirusit.

Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 74 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për sëmundje infektive shtrihen 83 pacientë, në Institutin për sëmundje të mushkërive te fëmijët Kozle ka 18, ndërsa në KOGJ dy pacientë.

Gjithsej 249 pacientë të dyshimtë ose të konfirmuar me Kovid-19 trajtohen në repartet infektive në kryeqytet. Një pjesë e madhe e pacientëve janë në mbështetje të oksigjenit.

Numri i pranimeve gjatë ditëve të kaluara është i qëndrueshëm dhe në mëngjes deri në ora 8 ka pasur 100 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës, pas lëshimeve të bëra të pacientëve të shëruar, të lirohen edhe vende të tjera shtesë.

Ministria thekson se të gjitha repartet infektive kanë qasje në oksigjen dhe mund të përkujdesin pacientë, të cilët kanë nevojë për përkrahje të oksigjenit, thuhet në kumtesë.