Kreu i Komunës së Shkupit, Petre Shilegov përmes një postimi në rrjetet sociale ka deklaruar se të gjitha rrugët dhe bulevardet në Shkup janë pastruar pas reshjeve të borës.

“Të gjitha rrugët dhe bulevardet e qytetit janë të pastra dhe kalueshmëria e tyre sigurohet gjatë gjithë ditës dhe natës nga shërbimet e qytetit. Më shumë se 1,000 ton kripë industriale u hodhën për të pastruar borën me 18 kamionë, në tre pika në qytet. Për momentin, po pastrohen zonat e këmbësorëve dhe trotuaret”, ka shkruar Shilegov.