Barcelona është shumë pranë zyrtarizimit të blerjes së talentit Fabian Luzzi nga Rayo Vallecano. Sikurse shkruan “Marca”, 16-vjeçari, i cili gjatë gjysmës së dytë të sezonit është stërvitur me ekipin e parë të Rayos, konsiderohet një nga futbollistët më premtues në Spanjë.

Luzzi nisi të stërvitej nën drejtimin e trajnerit Paco Jémez kur ishte vetëm 15 vjeç. Futbollisti me origjinë braziliane ka rënë në sy në moshë fare të re.

Sulmuesi tashmë ka katër sezone e gjysmë te Rayo Vallecano (moshat) dhe gjithmonë ka rezultuar golashënuesi më i mirë për ekipin ku ka luajtur.

Drejtuesit e Rayo Vallecano, në fakt, duan që ai të qëndrojë. Ata duan të vënë bast për talentin e tyre të jashtëzakonshëm, ndaj këmbëngulin për rinovimin e kontratës, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje, qoftë pozitive, qoftë negative.

Ndërkohë Barcelona ka avancuar shumë në bisedime me lojtarit që deri pak kohë më parë (nuk i kishte mbushur 16 vjeç) nuk mund të nënshkruante kontratë profesionale. Këtij talenti brazilian i janë vënë pas edhe dy skuadrat e tjera madrilene, Reral dhe Atletico.