Benjamin Pavard mund të nënshkruajë me Barcelonën në afatin kalimtar të janarit.
“Negociatat e Pavard për transferim në ‘Camp Nou’ kanë filluar”, raporton gazetari italian Gianluca di Marzio.
Thuhet se drejtuesit e Barcelonës tashmë kanë biseduar me agjentët e reprezentuesit francez, dhe oferta zyrtare nga katalanët pritet t’i mbërrijë shumë shpejtë Stuttgartit, e cila do të jetë 50 milionë euro.
Barcelona synon që të arrijë marrëveshje tani me gjermanët, por transferimi i Pavard në ‘Camp Nou’ të ndodh në muajin korrik.
Comments are closed for this post.