Stabiliteti financiar në Eurozonë është ende i brishtë, thonë konkluzat e një studimi të Bankës Qendrore Evropiane. Raporti i Stabilitetit Financiar për muajin maj thekson se kushtet ekonomike janë përmirësuar dukshëm krahasuar me periudhën paraprake, transmeton KlanKosova.tv.

Por faktorët negativë, si perspektiva e pasigurt për rritjen ekonomike, inflacioni i vazhdueshëm dhe përkeqësimi i kushteve financiare, janë ende prezentë.

“Stabiliteti i çmimeve është i një rëndësie të veçantë për stabilitet financiar të përhershëm”, ka thënë zëvendëspresidenti I BQE-së, Luis de Guindos. Sipas tij, politikat monetare restriktive të zbatuara nga një numër i konsiderushëm shtetesh për ta ulur shkallën e inflacionit mund të shfaqin “pika të cenueshme” në sistemin financiar.