Agjencia e Zbatimit të Gjuhës e RMV-së, më datë 19 gusht 2020 ( e
mërkurë) në ora 11:00 në hapësirat e AZGJ-së do të mbajë takim me
gazetarë për të promovuar Doracakun e Nëpunësve Administrativë lidhur me
zbatimin e Ligjit të Përdorimit të Gjuhëve . Ky Doracak i udhëzon
konkretisht dhe ua sqaron mirë nëpunësve administrativë, i orienton me
shumë saktësi kah e drejta ligjore dhe krijon ndërgjegjësimin për
shfrytëzim praktik të saj.