Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot arritën e 97 afganë të cilët janë aktivistë të Institutit Nacional Demokratik për Çështje Ndërkombëtare (NDI).
Ata përkohësisht do të akomodohen në Maqedoninë e Veriut deri sa të sigurohet transferimi i tyre në destinacionin e tyre përfundimtar.
Pas aterimit, qytetarëve nga Afganistani u janë zbatuar procedurat standarde, mbështetje nga Kryqi i Kuq, kontroll i sigurt dhe mbrojtje, mbështetje mjekësore, PCR test dhe mundësi për vaksinim.
“Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në aksionin humanitar global që ka për qëllim t’u ndihmojë qytetarëve afganë të cilët gjatë periudhës së kaluar punuan në përmirësimin e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe paqes”, thuhet në njoftimin e shërbimit qeveritar për shtyp.
Comments are closed for this post.