Antonio Conte pritet që shumë shpejtë të zyrtarizohet si trajner i klubit nga Premierliga Angleze, Tottenham Hotspur.

Ashtu siç raporton gazetari italian, Tancredi Palmeri – Conte dhe Spurs kanë arritur marrëveshje me një pagë deri në 15 milionë euro në vit, plus 2.5 bonuse.

Conte u largua nga Interi për shkak të një mos-marrëvesheje vetëm pak ditë pasi ata festuan titullin e Serie A.

Italiani e njeh mirë Premierligën pasi me Chelsean arriti ta fitonte atë qysh në sezonin e parë.

Me shkuarjen e Contes te Spurs, rivaliteti mes Chelseat dhe Tottenham do të bëhet më i madh.

Kujtojmë që ish-tekniku i Interit ishte i lidhur ngushtë për një bashkëpunim me skuadrën e Real Madridit, por këta të fundit firmosen me bashkëkombësin e tij, Carlo Ancelotti.