Pas finales së Ligës së Kampionëve, Chelsea ka ushtruar mundësinë për të zgjatur kontratat me dy veteranët e skuadrës, Thiago Silva dhe Olivier Giroud edhe për një vit.

Braziliani që erdhi para një viti te Chelsea, tregoi formë të mirë dhe ishte ndër kryesorët në sukseset e skuadrës.

Silva është paraqitur 34 herë në të gjitha garat për Chelsean dhe shënoi dy gola.

Në anën tjetër klubi ka konfirmua se edhe Oliveri Giroud ka vazhdar edhe për një vit.

Giroud ka ndihmuar Blutë të sigurojnë tre trofe të mëdhenj, ndërsa ka qenë pjesë e Chelseat edhe kur e ka fituar Kupën e Botës me Francën në vitin 2018.

Ai ka shënuar 32 gola për klubin, ndërsa këtë sezon ishte ndër shënuesit me të mirë në Ligën e Kampionëve.