Federata e Futbollit e Arabisë Saudite do të konkurrojë për të organizuar Kupën e Botës FIFA 2034, njoftoi media zyrtare e vendit.
“Dëshira e Arabisë Saudite për të konkurruar për Kupën e Botës FIFA 2034 është një reflektim i përparimit të vendit në të gjithë sektorët”, citoi agjencia zyrtare e lajmeve SPA të ketë thënë princi i kurorës Mohammed bin Salman.
Ky hap përputhet me vizionin e mbretërisë për vitin 2030, në të cilin sporti luan rol jetik në rritjen ekonomike.
Liga Saudite Pro kohët e fundit tërhoqi shumë yje të futbollit të klasës botërore, përfshirë Cristiano Ronaldon.
Që nga viti 2018, Arabia Saudite ka pritur më shumë se 50 gara ndërkombëtare të shumë sporteve, duke përfshirë futbollin, sipas SPA-së.
Konkurrimi i Arabisë Saudite vjen pas organizimit të Katarit të Kupës së Botës FIFA 2022, duke e bërë atë vendin e parë arab që e bëri një gjë të tillë.
Comments are closed for this post.