iPhone 13 pritet të vijë me katër variante: iPhone 13, iPhone 13 Mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max. kompania nuk resht së befasuari e premton sërish risi. Modeli i ri pritet të vijë me ekranet 120 Hz Pro Motion që përdorin të njëjtën teknologji si Samsung Galaxy S21.

Do të paraqitet po kështu funksioni “Alëays-On Display”, ku ora dhe bateria do të jenë edhe më të dukshme ndërsa njoftimet do të shfaqen shkurtimisht edhe pse ekrani nuk do të jetë i ndriçuar plotësisht. Ende nuk dihet nëse e gjithë kjo do të zbatohet për modelet e zakonshme, pra ato që nuk kanë prapashtesën “Pro”.

Kamera gjithashtu vjen me ndryshime të mëdha. Së pari, Apple ndoshta do të prezantojë “mënyrën automatike të astrofotografisë”, që do të ndihmojë në fotografimin e qiellit nga iPhone 13. Nga ana tjetër pritet një përmirësim i lenteve ultra të gjera, ndërsa duket se aty do të gjejmë më në fund dhe funksionin e portretit për videot.