Futbollisti i Kombëtares së Francës, Paul Pogba, tha se arritën tre pikë domethënëse në hapje të Grupit F në kuadër të Kampionatit Evropian.

“Ishte një ndeshje e vështirë, gjëja e rëndësishme ishte të fillonim me tre pikë kundër Gjermanisë.

Ne e dimë se cila skuadër është, ata janë një ekip i shkëlqyeshëm, por ne fituam. Ishte një kënaqësi e madhe që tifozët u rikthyen në stadium, kjo na bëri vërtet të lumtur.

Futbolli pa tifozë nuk është i njëjti’’, ka thënë Pogba.