Ali Ahmeti është e keqja më e madhe në këtë vend në 21 vitet e fundit!, thotë zyrtari i lartë i Aleancës, Arben Fetai.
Zyrtari i lartë i Aleancës për Shqiptarët, Arben Fetai ka sulmuar ashpër liderin e BDI-së, Ali Ahmeti. Ai është e keqja më e madhe në këtë vend në 21 vitet e fundit!”, thotë Fetai për Ahmetin.
Krerët e “Grupit të Zjarrit” në BDI Izet Majiti, Besa, Bilal Kasami dhe Alternativa, Afrim Gashi nuk i kanë shkaktuar dëm popullit dhe këtij vendi as 1 për qind në krahasim me dëmin që ka bërë lideri i BDI-së Ali Ahmeti ai ka qenë dhe është strumbullari i të gjitha të këqijave në këto 21 vitet e fundit!”, shkruan në profilin e tij në Facebook Arben Fetai, shefi i zyrës së partisë Aleanca për Shqiptarët, Arben Taravari.
Fetai, i cili është edhe zyrtar i lartë në radhët e Aleancës për Shqiptarët si shef i Departamentit të saj për Integrime Evropiane, shkruan në Facebook për liderin e BDI-së:
Ali Ahmeti është e keqja më e madhe e këtij vendi. Pa largimin e tij BDI-ja nuk mund të reformohet dhe as të jetë partner, përveç interesave strategjike momentale!
Me tejkalimin e krizës kushtetuese, BDI duhet të shkojë në opozitë dhe të reformohet, para se të mos ikin njerëzit e fundit që mendojnë për të mirën kolektive të shqiptarëve.
Comments are closed for this post.