Prokuroria Themelore Publike Shkup dorëzoi aktakuzë kundër një personi i cili më 14 shtator në fshatin Bojanë të Shkupit me gjuatje të armëve të zjarrit – pushkë automatike dhe gjysmëautomatike që i ka poseduar pa leje, ka shkaktuar rrezik të madh për jetë të disa personave të cilët në atë moment kanë qenë në afërsi të pusit të fshatit.

Prokuroria e akuzoni këtë person për veprat penale “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “armëmbajtje pa leje”.

“Ai së pari ka filluar mosmarrëveshje verbale dhe fizike me një person. Pas kësaj, me pushkë gjysmëautomatike “Zastava M57” me kalibër prej 7,62x25mm, i cili e ka poseduar pa leje, i akuzuari ka gjuajtur disa projektilë drejt dyqanit para të cilit janë ulur bashkëfshatarët e tij. Menjëherë pastaj, ka hyrë në shtëpinë e tij prej ku ka dalë me pushkë automatike “Zastava M70B1″ me kalibër 7, 62x39mm, armë e cila u është ndaluar qytetarëve. Në oborr ai ka gjuajtur disa projektilë në ajër. Fshatarët e kanë paraqitur në polici, pas së cilës personi është arrestuar, ndërsa arma i është marrë”, thonë nga Prokuroria.

Duke i vlerësuar bazat ligjore për shkak të të cilave personit së pari i ishte përcaktuar masa e paraburgimit edhe më tutje ekzistojnë, prokurori kompetent publik deri te Gjykata Themelore Publike Shkup dorëzoi edhe propozim të veçantë për vazhdim të masës së paraburgimit për të akuzuarin.