Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi ndodhi para pak ditësh në Hamburg të Gjermanisë. Tragjedia rritet teksa mediat gjermane raportojnë se tre nga pesë viktimat janë shqiptarë. Të dhënat personale të dy viktimave dhe të të plagosurit rëndë janë siguruar, tha një zëdhënës i policisë të martën për DPA.Detajet personale të dy viktimave të tjera janë ende në pritje.