Tre persona, prej të cilëve një i mitur janë lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur mbrëmë në Tetovë.

Siç njoftojnë nga SPB Tetovë, aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:55 në bulevardin “Vidoe Smilleski-Bato”, kur R.R (23) nga Tetova, ka humbur kontrollin mbi makinën “Volkswagen Polo” dhe ka dalur nga rruga.

“Në aksident janë lënduar 15-vjeçari bashkudhëtar nga fshati Kamjan, i cili është dërguar në spitalin e Tetovës, ndërsa lëndime kanë marrë edhe bashkudhëtarët A.B (24) nga fshati Siniçan dhe M.U (24) nga fshati Veshallë, të cilët janë dërguar në spitalin e Tetovës”, thonë nga MPB.

Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë.