Dje rreth orës 07:15 në rrugën lokale Kondovë – Sfillare, ka ndodhur një aksident komunikacioni mes dy veturave “Golf”.

Njërën prej veturave e ka drejtuar K.S (21) nga Sfillarja e Poshtme, ndërsa tjetrën J.M (47) gjithashtu nga Sfillarja e Poshtme.

Në aksident me lëndime të rënda trupore ka përfunduar shoferi 21 vjeçar K.S si dhe bashkëudhëtari i tij I.S (31).

Ata janë dërguar në Spitalin “8 shtatori” ku u është dhënë ndihma mjekësore.

Është kryer ekspertizë në vendngjarje.