Një aksident tragjik në Indonezi u mori jetën 24 personave ndërsa 13 të tjerë janë raportuar të plagosur.
Autobusi ishte duke udhëtuar drejt Sumatrës Jugore por gjatë udhëtimit ajo ra nga një humnerë, e cila ishte 150 metra larg lumit kur më pas përfundoi autobusi.
Ngjarja ndodhi mesnatën e të hënës, autoritetet shprehen se pasi kanë marrë njoftimin kanë dërguar menjëherë ekipet e shpëtimit në vendngjarje, duke bërë të mundur kështu që të nxirrnin prej aty disa persona dhe duke i dërguar më pas në spital. Aksidenti ndodhi në një terren të thyer pranë qytetit Pagar Alam, për këtë arsye si policia dhe emergjenca mjekësore e kishte shumë të vështirë që të shkonte në vendngjarje.
“The Guardian” shkruan se aksidentet rrugore në Indonezi janë të shumta, shkak për këtë janë automjetet shumë të vjetra që janë në qarkullim si edhe mosrespektimi i sinjalistikave rrugore në anët e rrugës.
Comments are closed for this post.