Agjencioni për komunikime elektronike me njoftim deri te publiku ka sqaruar informacionet që janë plasuar në mediet vendase, në lidhje me furnizimin me material reprezentativ në vlerë prej 24.000 mijë euro.

Shpallja për furnizim në AKE  është publikuar në sajtin e Byrosë për furnizime publike, më 7 mars dhe nga përshkrimi specifik shihet se kërkohen stilografë me cirkon, USB, çanta, ora, mbajtëse për veturë si dhe kopse për këmisha e disa sende tjera.

Nga AKE kanë thënë se mediet kanë plasuar informacione të pavërteta të cilët e rrënojnë imazhin e institucionit. Nga atje theksojnë se mjetet për këto furnizime nuk janë pjesë e buxhetit, por janë të hyra personale të Agjencionit.

Furnizimi e arsyetojnë me analizë ku do të marrin pjesë qindra njerëz.

“Njoftojmë se ky furnizim për material reklamues ka të bëjë për 2019 dhe 2020, dhe është furnizim që është planifikuar dhe në vitet e kaluara me ndryshime të vogla në specifikacionet teknike” , kanë tënë nga AKE.

“Në lidhje me furnizimin me stilolaps, duke pasur parasysh faktin që në të kaluarën çmimi I stilolapsave të tillë ka kushtuar 165 denarë me vulë të metalit, presim që gjatë këtij furnizimi do të marrim ofertë me çmim të ngjashëm.

Lusim që në të ardhmen para se të plasohen të pavërteta të cilat e rrënojnë kredibilitetin e Agjencisë për komunikime elektronike e cila është institucion serioz, të kontrollohen çmimet të cilat gjenden në të gjitha katalogjet e të gjitha kompanive të cilat ofrojnë material reklamues.

Gjithashtu njoftojmë se Agjencioni për komunikime elektronike financohet nga të ardhura të pavarura sipas Ligjit për komunikime elektronike, dhe jo prej buxhetit të shtetit dhe se secili furnizim që planifikohet të kryhet, me pëlqim të Komisionit – organ përgjegjës për Agjencionin për Komunikime Elektronike” kanë njoftuar nga atje.