Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka uruar besimtarët ortodoks për festën e Pashkëve.
“Gëzuar pashkët miq, Uroj festë të bekuar, paqe, shëndet e mbarësi për të gjithë besimtarët ortodoks të cilët sot shënojnë shpresën dhe besimin e ringjalljes. Këtë vit, maqedonas e shqiptarë ortodoks bashkë dhe me të tjerë festojnë, të liruar më në fund nga kthetrat e pandemisë dhe pranë njëri tjetrit, por edhe të kapluar nga droja e brishtësisë së paqes dhe mirëqenies, bashkë gjejnë ngushëllim shpirtëror në besimin në Zot dhe mbijetesën e mirësisë njerëzore. Pashkë të bekuara për ju dhe familjet e juaja”, shkroi Ahmeti në Facebook.
Comments are closed for this post.