EX-YU Aviation ka dalë me një raport të detajuar për frekuentimin e aeroporteve nga qytetarët për të udhëtuar në vende të ndryshme, njofton Telegrafi Maqedoni.

Në raportin e publikuar nga EYA thuhet se Aeroporti ndërkombëtar i Shkupit ka rritur për 119% numrin e qytetarëve që udhëtojnë në një vend tjetër. Ky rezultat është për periudhën e njejtë prej vitit 2018.

Me këtë rezultat, aeroporti i Shkupit është i dyti në krahasim me vendet e ish-Jugosllavisë, pas aeroportit të Podgoricës që ka rritje prej 284%.

Kjo rritje e aeroportit të Shkupi i atribuoet edhe rritjes së linjave me buxhet të ulët.