Aeroporti Ndërkombëtar në Shkup vitin e kaluar ka shënuar afërsisht 2,9 milionë udhëtarë, që e bën të pestin më të frekuentuar në rajon. Nga aeroportet në vendet e ish Jugosllavisë, më së shumti udhëtarë në vitin 2023 ka pasur ai i Beogradit 7,95 milionë, i dyti është Zagrebi me 3,72, në vendin e tretë është aeroporti i Prishtinës me 3,42 milionë, ndërsa i katërti është Spliti me 3,59 milionë udhëtarë, njoftoi sajti i specializuar për aviacion “Exyuaviation”.
Në aeroportet komerciale në vendet e rajonit vitin e kaluar kanë kaluar më shumë se 35,5 milionë udhëtarë, që është për pesë milionë më shumë se në vitin 2022. Më shumë se gjysma e aeroporteve vitin e kaluar kanë shënuar vitin më të frekuentuar deri më tani, ndërsa një pjesë tjetër ende janë nën nivelin e udhëtarëve të transportuar në krahasim me periudhën para pandemisë kovid.
Në vitin 2023, Shkupi e kaloi Dubrovnikun tradicionalisht më të frekuentuar, përderisa Podgorica e tejkaloi Sarajevën, ndërsa Lubjana Zarën. Në krahasim me periudhën para kovidit (viti 2019), aeroporti i Beogradit shënon 1,8 milionë më shumë udhëtarë, ai i Prishtinës një milion, ndërsa i Shkupit 400 mijë udhëtarë.
Më së shumti udhëtarë vitin e kaluar kanë fluturuar me kompaninë ajrore “Viz er” (5,9 milionë), që është për 1,8 milionë më shumë në krahasim me vitin 2019. E dyta është “Er Serbia” me 5,2, ndërsa e treta “Rajaner me 3,66 milionë udhëtarë të transportuar”.
Comments are closed for this post.