Adelina prezanton ‘bebushin e saj më të ri’.

Adelina ka marrë pjesë në një event të organizuar nga BMW në Shkup dhe nga kjo natë luksoze ajo ka dalë me një veturë të një prej tipave më të ri të BMW.

Ajo ka treguar me anë të një videoje në Instastory se është bërë me veturë të re, për të cilën ka shkruar: “Bebushi im i ri”.

Adelina është e martuar me njërin nga qytetarët më të pasur në shtetin maqedonas avokatin, Serjozha Markov.