Duka dhe dukesha e Sussex kanë prezantuar  djalin e tyre të porsalindur me botën për herë të parë.

Meghan dhe Harry u shfaqën para kamerave  me djalin e tyre në duar në Windsor Castle .

Dukesha e lumtur tha para kamerave: “Është magji, është shumë e mahnitshme. Kam dy djemtë më të mirë në botë, kështu që unë jam shumë e lumtur”.

Çifti i emocionuar para kamerave nuk ka shuar ende kuriozitetin se si do të quhet vogëlushi. 72 orë pas lindjes Meghan dukej në formë mjaft të mirë trupore. Të pyetur se kujt i ngjan bebja, çifti ka treguar se ai është duke ndryshuar çdo moment dhe për këtë nuk mund të thuhet ende diçka.