Qytetarët e Shkupit edhe sot në mëngjes thithin ajër të ndotur. Sipas të dhënave nga uebfaqja IQAir, sot në mëngjes Shkupi është qyteti i dytë më i ndotur në Evropë, dhe i gjashti në botë, me indeks të ndotjes 199. Qyteti më i ndotur është Sarajeva, e ndjekur nga Lahore, Shkupi, Delhi, Kuvajti, Kajro, Mumbai. Nivelet e larta të ndotjes, sipas ekspertëve, ndikojnë seriozisht në shëndetin e qytetarëve.
Comments are closed for this post.