Derisa unë e udhëheq qeverinë, do të udhëhiqem ekskluzivisht nga interesat e atdheut tim Maqedonia dhe nga interesat kombëtare maqedonase dhe do të mbështes të gjithë ata që janë në atë drejtim dhe në atë linjë, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së parashtruar nga Deputeti Rexhep Ismail, lidhur me mbështetjen e kryeministrit që Radmila Shekerinska të zgjidhet zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s.

Edhe dje e shpjegova se me zonjën Radmila Shekerinska kemi dallime diametrike për shumë çështje që kanë të bëjnë me politikën ditore, por jo vetëm politikën ditore, por edhe dallimet strategjike, dallimet ideologjike dhe këtu askush nuk duhet të ketë dilemë. Por sa herë që është fjala për interesin kombëtar maqedonas, unë jam i gatshëm t’i mbështes të gjithë. Në zgjedhjen mes Radmila Shekerinskas dhe katër kandidatëve të tjerë të mbetur, është logjike që si kryeministër i Qeverisë së gjithë Maqedonisë, jo vetëm në të majtë, të djathtë, në qendër, maqedonas, shqiptarë, turq… të gjithë, Unë duhet të marr një vendim për të cilin së bashku me njerëzit që janë në dikasteret përkatëse do të tregojmë se atë që themi dhe kur bëjmë thirrje për bashkim kombëtar, edhe ne e praktikojmë. Dhe, herën tjetër do të ketë një mundësi si kjo, pavarësisht nëse ai opsion vjen nga e majta apo nga e djathta… çdo qytetar maqedonas që me krenari përfaqëson atdheun e tij Maqedoninë, do të përkrahet nga unë për çdo institucion ndërkombëtar. Përderisa unë e udhëheq qeverinë, ekskluzivisht do të udhëhiqem nga interesat e atdheut tim Maqedonia dhe nga interesat kombëtare maqedonase dhe do t’i mbështes të gjithë ata që janë në atë drejtim dhe në atë linjë – theksoi Mickoski.

Ndoshta sipas jush, iu përgjigj kryeministri deputetit Ismail, do të ishte më mirë të zgjidhej dikush tjetër nga katër kandidatët, por për mua nuk është më mirë.