Nga Maqedonia do të ketë linja të reja ekskluzive të fluturimeve nga Shkupi dhe Ohëri
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve theksoi se kjo është një mundësi e madhe për rritjen e turizmit, veçanërisht në rajonin e Ohrit, dhe shtoi se linja Ohër- Stamboll, duke përfshirë linjën e re Ohër – Basel Milhouse – Ohër, do të japë kontribut të ri për zhvillimin e trafikut ajror. Sipas tyre, kjo është edhe një mundësi që qytetarët e Shqipërisë të përdorin linjat e reja nga aeroporti i Ohërit.
“Sa i përket aeroportit të Shkupit, destinacioni më i rëndësishëm për mua është destinacioni Shkup – Dubai, sepse mendoj se duhet ta hapim Maqedoninë në Lindjen e Mesme dhe të Largët, ka shumë mundësi për të bërë biznes, që kompanitë maqedonase të shesin në atë treg dhe që investitorët të vijnë në Maqedoni. Me këtë linjë direkte do të thotë hapja e shumë pikave drejt Azisë. Një tjetër destinacion interesant është Barcelona, e cila jam i sigurt se do të përdoret nga shumë qytetarë maqedonas, por edhe nga shumë turistë nga Spanja. Kjo linjë do të jetë vjetore dhe jo sezonale. Është edhe Shtutgarti, si dhe një destinacion krejtësisht i ri, Lioni, ku po hapim jugun e Francës dhe po hapet mundësia që turistë të shumtë të vijnë në Maqedoni”, tha ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski.
Sa i përket çmimit, ai theksoi se pret që çmimet e biletave të jenë të përballueshme për qytetarët nga 40-60 euro, dhe se ka interes për destinacione të reja, ai konfirmoi se tashmë në nëntor do të shpallet një thirrje e dytë publike për mbështetje financiare, ku hapja e katër deri në pesë destinacioneve të reja.
Comments are closed for this post.