Departamenti për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda në Ministrinë e Punëve të Brendshme, së bashku me hetuesit nga Qendra Hetimore e Prokurorisë Publike PTHP, dhe nën udhëheqjen e Prokurorit Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsioni, kreu një aksion të koordinuar në kuadër të të cilit u zbulua plotësisht një shoqatë kriminale në rajonin perëndimor.Në aksion janë privuar nga liria 13 persona, ndërsa një person është i pakapshëm për organet e rendit. Kontrollet janë kryer në 17 lokacione në rajonin e Tetovës dhe në Ohër.

Gjatë kontrolleve janë gjetur dhe konfiskuar automjete pasagjerësh, një sasi e madhe parash dhe floriri, resiverë, një thikë, një pistoletë gazi, 3 laptopë, radiolidhje, libra regjistrimi të të ftuarve dhe dokumentacion kontabël. Në ambientet e hotelierisë janë gjetur 35 vajza me origjinë nga Ukraina, Rusia, Maqedonia, Serbia, Moldavia, Shqipëria dhe Kolumbia.

Për një periudhë të caktuar kohore grupi merrej me ndërmjetësimin e kryerjes së prostitucionit dhe tregtisë së paligjshme të drogës dhe anëtarët e grupit fshihnin të ardhurat e fituara në mënyrë të paligjshme nga këto vepra kriminale duke pastruar para dhe produkte të tjera nga veprat penale. Grupi i organizuar ishte krijuar nga një 35-vjeçar nga fshati Bogovinë, i cili organizonte dhe koordinonte aktivitetet kriminale të anëtarëve të tjerë të grupit dhe në objektet e hotelerisë në fshatin Zherovjan, fshatin Sedllarcë të epërme dhe në Ohër, ai çoi në prostitucion vajza të huaja që punonin si valltare në klube striptizi.

Veprimtaria aktuale e dy prej klubeve ishte organizuar dhe menaxhuar nga vëllai i tij (i dyshuari i dytë), ndërsa i dyshuari i tretë menaxhonte dhe organizonte punën e klubit të striptizit në Ohër.

I dyshuari i katërt merrte pjesë në sjelljen e vajzave për prostitucion në lokalet e hotelierisë dhe merrej me organizimin e udhëtimit dhe hyrjes së tyre në vendin tonë, si dhe lehtësimin e procedurave për marrjen e dokumenteve për qëndrim të ligjshëm të shtetasve të huaj, si dhe u jepte udhëzime për veprimtari kriminale anëtarëve të tjerë të grupit përsa i përket akomodimit dhe transportit të vajzave.

Pesë anëtarë të shoqatës kriminale ishin ngarkuar për sigurimin dhe shitjen e paautorizuar të drogës, kryesisht kokainë, te vajzat dhe të ftuarit në lokalet e hotelierisë. Njëri prej tyre ndihmonte dhe lehtësonte aktivitetet e transferimit të drogës dhe ishte punësuar posaçërisht për paralajmërim gjatë kontrolleve policore dhe ishte përgjegjës për ndjekjen e lëvizjes së policisë gjatë rrugës për në klube, për të cilën njoftonte anëtarët e grupit.

Dy të dyshuar si anëtarë të grupit kanë marrë pjesë në prostitucionin e vajzave. Ata u ngarkuan me sigurimin e vajzave që do të punonin në klubet e striptizimit, i gjenin përmes kontakteve të tyre në vende të huaja, faqeve të internetit dhe në internet, organizuan hyrjen e tyre në vend, organizuan prodhimin e dokumentacionit të rremë për qëndrimin fiktiv të vajzave në hotele në vendin tonë me anë të të cilave anashkalonin procedurat për marrjen e një vendbanimi të ligjshëm nga autoritetet administrative.

I dyshuari i dymbëdhjetë ka qenë i ngarkuar për transportin e vajzave nga aeroporti dhe stacionet e autobusëve në striptizat ku kanë qëndruar dhe akomoduar, si dhe transportin gjatë lëvizjes së tyre para dhe pas punës në lokalet e natës.

Pjesë e grupit kriminal ishin edhe dy zyrtarë – një zyrtar i burgut nga Burgu i Tetovës dhe një punonjës policie – një inspektor i lartë nga Tetova, të cilët, duke shfrytëzuar pozicionin dhe kontaktet e tyre, paralajmëronin grupin për veprimet e policisë dhe ushtronin ndikim për të lehtësuar procedurën penale kundër grupit dhe ndaj shtetasve të huaj.

Me veprime të koordinuara disamujore të hetuesve të Qendrës Hetimore të PNKOK-së dhe pjesëtarëve të Departamentit për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe të Rënda në MPB, janë dokumentuar dhe vërtetuar në detaje aktivitetet dhe detyrat e secilit anëtar në këtë shoqatë kriminale.

Kujtojmë se më 12 shtator pati gjithashtu një aksion mjaft të gjerë dhe në më shumë se dhjetëra lokacione në territorin e Maqedonisë. Në të u arrestuan katër persona në kompani dhe shtëpi në Strumicë, Shkup dhe Gostivar.