Mesazhi nga Berlini është se Gjermania mbetet mbështetësja jonë e fortë, aleati dhe partneri ynë në integrimet evropiane, tha për televizionin maqedonas kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski.

Prezantova shumë qartë prioritetet e Qeverisë, në fushën e ekonomisë, por edhe të infrastrukturës energjetike, rrugore dhe hekurudhore.

Në pjesën e proceseve integruese evropiane kam paraqitur qëndrimin e Qeverisë, ne meritojmë që proceset t’i fillojmë pa kushte dhe të tregojmë kapacitetet tona.Politika jonë është diplomaci në të cilën do t’i mbrojmë interesat e qytetarëve tanë dhe të shtetit, ndërsa në të njëjtën kohë do të punojmë me partnerët tanë, tha Mickoski.

Kryeministri Mickoski ndodhet në Berlin, ku po merr pjesë në Samitin e vendeve të Procesit të Berlinit. Ai ka pasur takim edhe me kancelarin gjerman Olaf Scholz, njofton Mickoski në rrjetet sociale.