Palët folën veçanërisht për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar dhe lehtësimin e regjimit të kalimit në pikën e përbashkët të kalimit kufitar në Qafë Thanë/Kafasan; Rehabilitimin dhe rikonstruksionin e PKK Bllatë/Spas dhe aplikimin e “One Stop Shop” edhe në këtë pikë; Ndryshimin dhe plotësimin e marrëveshjes dhe projekteve infrastrukturore për pikën e e përbashkët kufitare Xhepisht – Trebishtë zona e Gollobordës me qëllim rritjen e numrit të banorëve përfitues për lehtësi në qarkullim; Menaxhimin dhe kontrollin dhe mirëmbajtjen e vazhdueshme të vijës kufitare mes dy shteteve; Bashkëpunimin e vazhdueshëm për luftën kundër krimit të organizuar, si dhe parandalimin dhe menaxhimin e migracionit të paligjshëm.
Dy ministrat trajtuan gjatë takimit mundësinë e shkëmbimit të përvojave në reformat policore. Ndër të tjera, ata ndanë pikëpamjet mbi zgjerimin e Bashkimit Evropian dhe integrimin e Ballkanit Perëndimor.
“Shpreha bindjen tonë se, integrimi i Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane është alternativa e vetme dhe më e mirë, për një demokraci të qëndrueshme dhe për më shumë siguri e stabilitet në rajon dhe në Evropë”, theksoi ministri Hoxha.
Comments are closed for this post.