Kryeministri hungarez Viktor Orban mbërriti në Maqedoni. Ai u prit në aeroportin e Ohrit nga kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrat e qeverisë së Maqedonisë.
Siç informon shërbimi për shtyp i qeverisë, nesër (e premte) Mickoski do të zhvillojë takim zyrtar kokë më kokë me homologun e tij hungarez në vilën e kryeministrit në Ohër, ndërsa në kuadër të vizitës do të zhvillohen një sërë takimesh bilateralemes ministrave maqedonas dhe kolegëve të departamenteve nga delegacioni hungarez.
Nesër në hotelin “Inex Olgica” në Ohër do të mbahet një takim i përbashkët ndërqeveritar, ndërsa pas takimit pritet që të dy kryeministrat të mbajnë konferencë për media në të njëjtin lokacion.
Siç informojnë nga Qeveria, në margjinat e vizitës dyditore është paraparë një shëtitje në Ohër, një vizitë në kishën e Virgjëreshës Perivlepta, Teatrin Antik dhe kompleksin e manastirit “Shën Naum”, si dhe kryeministrat e të dy vendet do të vendosin lule përpara monumentit të shenjtorëve Shën Kiril dhe Metodi në Ohër .
Krenar për mundësinë për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve tona. Besojmë se kjo vizitë do të hapë rrugë të reja për shkëmbim ekonomik dhe kulturor dhe do të forcojë marrëdhëniet tona miqësore.
Presim bisedime të frytshme dhe iniciativa të përbashkëta, tha Mickoski me rastin e vizitës.
Comments are closed for this post.