Ministria e Punëve të Brendshme njofton se afati përfundimtar për ndërrimin e patentave të shoferit me emrin e vjetër kushtetuese është 31 dhjetori. “I bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të cilët kanë patenta me emrin e vjetër kushtetuese t’i ndryshojnë ato në kohë që të mos vije deri tek rritja e fluksit dhe krijimi i radhëve për pritje para shërbime policore”, thuhet në thirrjen e MPB.
Afati i patentave u vazhdua në shkurt të këtij viti edhe pse vlefshmëria e dokumenteve me emrin kushtetues ishte paraparë deri në fund të muajit shkurt 2024. Me ndryshimet ligjore të sjella në mënyrë ekspres nga Kuvendi, vlefshmëria e patentave të shoferit me emrin e vjetër kushtetuese për përdorim të brendshëm u vazhdua deri në fund të dhjetorit.
Comments are closed for this post.