Për ndërtimin e Bulevardit Perëndimor në Gjevgjeli kemi siguruar 30 milionë denarë dhe pres që së shpejti të fillojë ndërtimi i tij. Paraprakisht me rreth 10 milionë denarë është rikonstruktuar një rrugë në Mrzenci dhe kështu kjo Qeveri jep mbështetje të fuqishme për zhvillimin e komunave, theksoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit Aleksandar Nikolloski gjatë vizitës së sotme në Gjevgjeli.
Ai ka theksuar se për këtë vit janë paraparë 100 milionë euro për projekte infrastrukturore për komunat, ndërsa për vitin e ardhshëm janë planifikuar 250 milionë euro për mbështetje direkte edhe për projekte nëpër komuna.
Ministri së bashku me kryetarin e komunës së Gjevgjelisë, Andon Saramandov, kanë vizituar edhe vendbanimin Miravci, ku kanë lansuar tregun e ri.
“Paraprakisht kemi vizituar me kryeministrin Mickovski dhe këtu në një kohë rekord deri në 3 muaj është ndërtuar tregu, i cili besoj se do t’i ndihmojë të gjithë rajonin. Ministria e Transportit ofron fokus dhe mbështetje të fortë për Gjevgjelinë. Këtë vit kemi miratuar 10 milionë denarë nga mjetet nga toka për Bankën Botërore, të cilat janë realizuar për fshatin Mrzenci, ndërsa para disa ditësh kam miratuar 30 milionë denarë për ndërtimin e Bulevardit Perëndimor – Klimet Ohëriski. e cila praktikisht duhet të hapë një seksion krejt të ri në qytet, diçka që ka qenë angazhimi i kryetarit që nga dita e parë. Sigurisht që ka edhe mjete të përcaktuara nga Qeveria në vlerë prej 100 milionë euro për këtë vit për komunat. Shumica e mjeteve do të kalojnë përmes Ministrisë së Transportit dhe në bashkëpunim me Gjevegjelinë do të punojmë në realizimin e projekteve nga këto mjete”, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i transportit, Aleksandar Nikolloski.
Ministri Nikolloski njoftoi se në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike të Rrugëve Shtetërore do të rikonstruktohet autostrada nga Gjevgjelia deri në GP Bogorodicë dhe nga Gjevgjelia deri në Negotinë, ndërsa në komunën e Bogdancit është duke u ndërtuar edhe unaza. Ai bëri të ditur se ka një periudhë të ofensivës së fortë ndërtimore në të gjitha komunat e vendit.
Kryetari i komunës së Gjevgjelisë, Andon Saramandov, theksoi se qeveria ofron mbështetje të fuqishme për zhvillimin lokal të Gjevgjelisë. Tregu në Miravci është projekt i komunës, investim prej 4 milionë denarë.
Comments are closed for this post.