Drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza (QMK), Stojanço Angellov kumtoi se ka arritur ndihma ndërkombëtare, e siguruar përmes mekanizmit të BE-së të mbrojtjes civile.
“Kanë arritur një helikopter nga Serbia dhe një helikopter nga Çekia”, thotë Angellov.
Ai shtoi se gjatë ditës së sotme pritet të arrijë ndihmë edhe prej disa vendeve – një helikopter nga Sllovenia, dy “er traktorë” nga Suedia, dy “er traktorë” nga Gjermania, si dhe një ekip nga Hungaria, i përbërë nga 46 persona me 13 automjete, mes të cilave edhe automjete speciale zjarrfikëse për terren.
Comments are closed for this post.