Gjithsej 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve janë paraparë me ribalancimin e Buxhetit, njoftoi sot ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska. Sipas, Koçoskës gjendja e përgjithshme në buxhet i ka tejkaluar pritjet e Qeverisë.
Në një konferencë për shtyp në Qeveri ministrja e Financave Gordana Dimitrieska Koçoska njoftoi se me ribalancin e buxhetit janë paraparë gjithsej 4.1 miliardë denarë për paga dhe pesë miliardë denarë për pagesën e pensioneve. Një pjesë të institucioneve, siç tha Dimitrieska Koçoska, ka pasur paga të parashikueshme vetëm deri në qershor.
“Me rishpërndarjen janë siguruar 20 miliardë denarë, ndërsa janë planifikuar edhe 11 miliardë denarë shtesë për mbulimin e obligimeve dhe obligimeve të vonuara që kanë qenë të ligjshme dhe nuk kanë qenë të planifikuara. Kjo rezulton me rritje të deficitit buxhetor për 11.156 milionë denarë”,theksoi Dimitrieska Koçoska.
Nga viti 2024 deri në vitin 2028 shteti vetëm në bazë të interesave duhet të paguajë 1.800 miliardë euro. Sipas, Koçoskës gjendja e përgjithshme në buxhet i ka tejkaluar pritjet e Qeverisë.
“Premtova se do të jem gjithmonë e sinqertë para qytetarëve. Gjetëm një shtet që do të thotë një vend në kaos dhe borxhe, një listë dëshirash në vend të zhvillimit. Ekonomia është në vdekje klinike”, theksoi Dimitrieska Koçoska.
Koçoska informoi se të ardhurat e përgjithshme në buxhet janë planifikuar në 318 miliardë e 150 milionë denarë, që është një rritje prej 8.22 miliardë denarë. Është planifikuar edhe rritje e të ardhurave tatimore nga llogaritë personale. Shpenzimet janë planifikuar në 362 miliardë e 816 milionë denarë, që është një rritje prej 19.178 miliardë denarë.
Fillimisht BPV-ja e parashikuar, thekson, është e parealizueshme. Inflacioni parashikohet në nivel prej 3,5 për qind dhe rritja e pagës neto për 13 për qind.
Comments are closed for this post.