Gjykata Kushtetuese nesër do të mbajë seancë të re që do të jetë në fakt përpjekje e re për zgjedhjen e pasardhësit të Kacarskës mandati i së cilës skadon sot, më 2 qershor, përcjell TV21. Gjatë javës së kaluar, gjykata kushtetuese mbajti seanca dy ditë me radhë por kryetar i ri nuk u zgjodh. Asnjë nga kandidatët nuk e mori shumicën e duhur prej 2/3.
Nëse edhe nesër nuk ndryshojnë punët, kjo do të thotë se gjykata kushtetuese do të hyjë në krizë. Do të jetë pa kryetar, kjo do të thotë se nuk do të ketë se kush t’i udhëheqë seancat dhe t’i nënshkruajë dokumentet. Në garë për këtë pozitë janë Tatjana Vasiq Bozaxhieva dhe Ana Pavlova Daneva. Gjatë javës u bënë 6 përpjekje për zgjedhjen e pasardhësit të Kacarskës.
Comments are closed for this post.