Nga sonte në mesnatë derivatet e naftës do të shiten me çmime të reja. Sipas vendimit të Komisionit Rregullator për Energjetikë (KRRE), çmimi i dizelit në mesnatë rritet për gjysmë denarë për litër, ndërsa benzina ulet për gjysmë deri në një denar për litër.
Kështu, nga mesnata një litër benzinë BS-95 do të shitet për 82,50 denarë për litër, benzina BS-98 do të kushtojë 84,50 denarë për litër, ndërsa dizeli do të shitet për 73,50 denarë për litër.
Për gjysmë denarë është rritur edhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri dhe do të shitet për 73 denarë për litër.
Me vendim të KRRE-së nga mesnata, dizelia ulet për 0,176 denarë për kilogram dhe do të shitet për 42,453 denarë.
Comments are closed for this post.