Sektori për Punë të Brendshme Shkup gjatë ditës së djeshme (26.05.2024) ka vazhduar me kontrolle të shtuara, me çrrastë vetëm në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 100 gjoba, ndër të cilat: 23 për drejtim mjeti pa patentë shoferi, shtatë sanksione për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, pesë masa për kalim në semafor të kuq, 8 gjoba për mosvënien e rripit të sigurimit. Ndërkohë sipas raportit të MPB-së janë shqiptuar edhe 22 gjoba për kundërvajtje ndaj motoçiklistëve.
“Kontrollet e qarkullimit vijojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Comments are closed for this post.