Me SDS dhe BDI qytetarët në Maqedoni punojnë për pagën minimale më të ulët në Evropë, vetëm BeH është më e dobët.Sipas informacioneve të publikuara nga Eurostat, maqedonasit kanë pagën minimale më të ulët në rajon dhe Evropë, vetëm boshnjakët janë më keq. Në Maqedoni paga minimale është 327 euro, ndërsa në Shqipëri 350 dhe në Serbi 402 euro, akuzon VMRO-DPMNE.
Me SDS-në dhe BDI-në Maqedonia është dy herë më e dobët se Kroacia dhe tre herë më e dobët se Sllovenia për sa i përket pagës minimale, me SDS-në dhe BDI-në të gjitha vendet e kaluan Maqedoninë, standardi jetësor i qytetarëve dita-ditës po përkeqësohet.
Mjafton të shikoni pagën minimale dhe do të shihni se SDS dhe BDI e kanë shkatërruar vendin.
Qeveria nuk krijoi kushtet që pagat të rriteshin dhe të gjeneronin rritje reale, ajo e mbyti ekonominë me krimin dhe korrupsionin.
Nuk ka qenë kurrë më keq. Është e rëndësishme t’i mposhtim ato.
Comments are closed for this post.