Në edicionin e lajmeve qëndrore në TV Alsat M, kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti mes tjerash tha: “Shqiptarët që moti janë përcaktuar për ndryshim në skenën politike, problemi ka qenë te opozita shqiptare që ska qenë e bashkuar dhe ska pas një program dhe vizion për bashkim.
Por kësaj rradhe duke qenë vetëkritik po e evitojmë dhe përmirësojmë këtë dobësi tonën dhe po bashkohemi ku fokus është fitorja dhe ndryshimi dhe jo vetëm ndërrimi i kësaj klike të korruptuar në pushtet, që do të thotë, do të bëjmë ndryshim në qasjen, ndryshim në qeverisje.
Motivi kyç i bashkimit të partive politike shqiptare nuk ka qenë për numra dhe pazare, por për të sjellë ndryshimin në skenën politike të Maqedonisë së Veriut, ku në rend të parë do të jetë interesi i qytetarit shqiptar dhe për ta realizuar ndryshimin e shumëpritur te shqiptarët”, ka deklaruar Mexhiti.
Comments are closed for this post.