Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot mori pjesë në shënimin e aktiviteteve përgatitore për ndërtimin e qendrës logjistike dhe distributore Lidl në Maqedoninë e Veriut në zonën industriale Reçica afër Kumanovës, ku mbajti edhe fjalimin e tij.
Në vazhdim përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Dimitar Kovaçevski:
“I nderuari zëvendëskryeministër për Çështjet Ekonomike, Koordinim të Departamenteve Ekonomike dhe Investimeve, Fatmir Bytyci,
I nderuar drejtor ekzekutiv ekzekutiv i Lidl Maqedonia e Veriut, Rubrijan Haxhiev,
I nderuari kryetar i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski,
Të nderuar kolegë ministra Nikollovski dhe Spasovski,
E nderuar dhe e dashur mike, ambasadore e Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler
Të nderuar të pranishëm,
Të nderuar anëtarë të ekipit Lidl,
Sot fillojmë një kapitull të ri në ekonominë maqedonase.
Maqedonia zyrtarisht bëhet pjesë e familjes së madhe të zinxhirit të famshëm tregtar me pakicë Lidl, i cili njihet në rajon dhe më gjerë për nga cilësia dhe çmimi i tij. Është kënaqësi e madhe për mua që ky gjigant gjerman zgjodhi pikërisht Maqedoninë e Veriut, më saktësisht këtë zonë industriale në fshatin Reçicë në afërsi të vendlindjes sime në Kumanovë për ndërtimin e një qendre moderne logjistike dhe distributore në vendin tonë.
Me investim prej 80 milionë eurosh dhe më shumë se 150 vende të reja pune në fazën përfundimtare të zgjerimit të tyre, Lidl planifikon investimin më të madh dhe afatgjatë në vendin tonë, i cili besoj se do të hapë perspektiva të mëdha, si për ekonominë tonë nacionale, ashtu edhe për tonë, i cili përmes modeleve të tilla të suksesshme të biznesit do të arrijë një depërtim më të madh në tregjet ndërkombëtare.
Cilësia e Lidl është ndërtuar me sukses gjatë 50 viteve të fundit dhe sot rrjeti i këtij zinxhiri të famshëm është i përhapur në më shumë se 30 vende të botës dhe me mbi 12.000 tregje.
Lidl nuk është vetëm zinxhir i zakonshëm tregtar i blerjeve, por një markë e ndërtuar, tregjet e së cilës në rajon vizitohen nga shumë qytetarë tanë sepse marrin cilësi të lartë për një çmim të favorshëm. Ne krijuam kushte që të bëjmë të mundur këtë në vend.
Pas kësaj cilësie qëndrojnë njerëzit, më saktë mbi 376,000 punonjës që janë pjesë e familjes së njohur Lidl.
Ngjarja e sotme është një konfirmim i partneritetit tonë afatgjatë solid me partnerët tanë gjermanë dhe një stimul për politikat tona ekonomike që krijojnë mjedis afarist të favorshëm dhe të parashikueshëm për investitorët e huaj që zgjedhin vendin tonë si një vend të qëndrueshëm dhe të sigurt për investimet e tyre.
Besoj se Lidl do të shkruajë histori të suksesshme si në vendin tonë ashtu edhe në rajon. Ashtu siç shkruan në korniza botërore sepse beson te njerëzit dhe potenciali i tyre. Nuk është rastësi që shpesh them se shtytësi më i madh i zhvillimit tonë janë njerëzit. Ata janë pasuria jonë më e madhe dhe vlera jonë më e madhe. Dhe prandaj duhet të investojmë në zhvillimin e tyre.
Kam kënaqësinë që këtu shoh menaxherë me përvojë, ish-kolegët e mi me të cilët kemi punuar në një kompani tjetër gjermane tashmë janë pjesë e ekipit të Lidl që do të punojë në zhvillimin dhe menaxhimin e qendrës logjistike, dhe besoj se ata do të zgjedhin punonjësit më të mirë që do të jetë pjesë e ekipit që do të drejtojë zhvillimin dhe transformimin e sektorit të shitjes me pakicë dhe shumicë në vendin tonë.
Pikërisht ndërtimi i qendrës moderne të logjistikës dhe distributore Lidl është një njohje e vlerës së njerëzve tanë dhe e potencialit të tregut tonë.
Ky është qëllimi ynë – përmes aplikimit të standardeve evropiane dhe ndërkombëtare të arrijmë sukses global. Këtë mundësuan politikanët tanë me orientim euroatlantik, me ndihmën e të cilëve arritëm nivelin më të lartë të investimeve të huaja të drejpërdrejta prej 754 milionë eurosh në vitin më me krizë në Europë.
Përmes masave tona të justifikuara ekonomikisht mundësuam dy herë më shumë investime të huaja direkte që nga viti 2016 dhe ato do të shumfishohen edhe më shumë me anëtarësimin tonë të sigurt në BE.
Dhe derisa kriza ekonomike botërore preku seriozisht ekonomitë e zhvilluara botërore, ne arritëm sukses të ruajmë vendet e punës dhe përmes masave të ndërhyrjes stabilizuam ekonominë tonë dhe siguruam rritje të vazhdueshme.
Krijuam kushte të favorshme për rritje në zonat e zhvillimit teknik-industrial, ku numri i të punësuarve u rrit në 18.000, ndërsa paga mesatare bruto në kompanitë, sipas të dhënave të fundit, tejkaloi 60.000 denarë.
Tregu maqedonas nuk është më i izoluar. Plani i rritjes për Ballkanin Perëndimor hap dyert për tregun e përbashkët evropian dhe na vendos në korsinë e shpejtë të hyrjes në Union duke rritur dhe forcuar bashkëpunimin rajonal.
Prioriteti ynë kryesor është të punojmë me përkushtim dhe ta kthejmë Evropën në vend! Populli ynë duhet të ndihet evropian me rroga evropiane dhe cilësi evropiane të jetës këtu, në vendin tonë. Punuam me shumë mund për këtë dhe do ta arrijmë së bashku, të bashkuar në konceptin e një të ardhmeje të begatë evropiane!
Në fund, uroj menaxherët e Lidl për idenë e tyre të biznesit që planifikojnë ta realizojnë këtu tek ne. Dëshiroj të shpreh mirënjohjen time zëvendëskryeministrit Bytyçi, kabinetit të tij, disa prej tyre janë sot këtu me ne.
Komunës së Kumanovës, kryetarit të komunës, këshilltarëve të administratës që punuan me menaxhmentin e Lidl-it për realizimin e kësaj ideje. Pa një koordinim dhe punë të tillë të përkushtuar, sot nuk do të ishte e mundur të hidheshin themelet e kësaj ndërtese moderne.
Uroj suksese të mëdha në tregun tonë dhe le të vazhdojmë të pushtojmë shumë tregje së bashku!
Comments are closed for this post.